Humbja e Gjukanoviqit, ngritet alarmi për shqiptarët e Kosovës: Ka ngjarje edhe më tragjike se kjo!

Aktuale

Humbja e Gjukanoviqit, ngritet alarmi për shqiptarët e Kosovës: Ka ngjarje edhe më tragjike se kjo!

Nga: A.M. Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:22
Milo Gjukanoviq.

Mali i Zi është bërë më president të ri, kjo pasi kandidati serb Jakov Milatoviq fitoi 60 për qind të votave në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq.

E për këtë, reagoi profesori universitar Enver Bytyçi, i cili në një postim në Facebook u shpreh se zgjedhja e Milatoviçit u mundësua nga sponzorizimet e Serbisë dhe Rusisë.

Madje, ai këtë ngjarje e cilësoi si këmbanë alarami për shqiptarët e Kosovës.

“Milatoviç i shtohet garniturës pro-serbe e pro-ruse në Ballkan dhe shton një kalë Troje në Ballkanin e Hapur. Pra, po bëhen shumë si Edi Rama. Nuk mjaftonte Abazoviçi, por duhej edhe Milatoviçi si eksponent i rikrijimit dhe forcimit të lidhjeve deri në zhbërje të shtetit malazez me Serbinë. Ndaj kjo është këmbanë alarmi për shqiptarët e sidomos për Kosovën e lakmuar aq shumë nga Serbia. Kjo është arsyeja pse Serbia dëshiron kryengritje të serbëve në Kosovë, duke përdorur arrestimin e një krimineli të kombësisë serbe të veriut”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Jakov Milatoviç u zgjodh dje president i Malit të Zi! Për shqiptarët kjo ishte një ditë e keqe! Sepse Milatoviç është një politikan pro-serb dhe zgjedhja e tij u sponsorizua nga Serbia e Rusia. Skenari që dështoi në vitin 2015 u realizua më 2 prill 2023. Por ka ngjarje edhe më tragjike se kjo. Eshtë zgjedhja dhe rizgjedhja e Edi Ramës dhe Rilindjes në Shqipëri. Edhe kjo për shkak se kryeministri i Shqipërisë e devijoi prej tetë vitesh trajektoren e bashkëpunimit nga Perëndimi drejt Beogradit. E çvendosi Shqipërinë në aleancë me Serbinë. Madje këtë aleancë e ka kthyer në një mjet për ta sunduar, poshtëruar, varfëruar dhe çpopulluar vendin tonë.

Kjo është arsyeja pse sot shqiptarët ndjehen të kërcënuar. Sepse Milatoviç i shtohet garniturës pro-serbe e pro-ruse në Ballkan dhe shton një kalë Troje në Ballkanin e Hapur. Pra, po bëhen shumë si Edi Rama. Nuk mjaftonte Abazoviçi, por duhej edhe Milatoviçi si eksponent i rikrijimit dhe forcimit të lidhjeve deri në zhbërje të shtetit malazez me Serbinë. Ndaj kjo është këmbanë alarmi për shqiptarët e sidomos për Kosovën e lakmuar aq shumë nga Serbia. Kjo është arsyeja pse Serbia dëshiron kryengritje të serbëve në Kosovë, duke përdorur arrestimin e një krimineli të kombësisë serbe të veriut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat