Ambasadori britanik: As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen

Aktuale

Ambasadori britanik: As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:31
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur se as lufta e UÇK-së dhe, siç tha ai, as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

“As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen.

Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat