Abazi: Serbia u kthye si faktor dominant në Ballkan, ndoshta sepse nuk ndoqi e vrau njerëzit e vet, edhe kur ata ishin kriminel

Aktuale

Abazi: Serbia u kthye si faktor dominant në Ballkan, ndoshta sepse nuk ndoqi e vrau njerëzit e vet, edhe kur ata ishin kriminel

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:18
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se drejtësia është “hallka më e munguar” në shoqërinë tonë.

“Testi i drejtësisë për shoqërinë tonë shqiptare është shumë i madh dhe shumë i vështirë dhe i komplikuar, por pa e kaluar testin e drejtësisë e ardhmja jonë do të jetë peng i interesave të ngushta dhe do frymojmë si një shtet provincial. Drejtësia është hallka më e munguar në shoqërinë tonë!”, ka shkruar Abazi.

Deputeti nga radhët e LVV-së ka shtuar se Serbia ka filluar pesë luftra në Ballkan, ka vrarë mbi 250 mijë njerëz, ka bërë gjenocid dhe ka dhunuar e djegur “pa mëshireshëm por arriti sot të rikthehet si faktor dominant në Ballkan”.

“Ndoshta sepse nuk ndoqi e vrau njerëzit e vet, edhe kur ata ishin kriminel, ndoshta sepse ata nuk hargjuan kohën në urrejtje ideologjike apo nuk punësuan këshilltarë analfabet apo ndoshta ata e duan dhe e respektojnë shtetin jo për egon dhe xhepin e tyre!”, ka theksuar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat