Rron Gjinovci ironizon me deklaratat e Thaçit se shtabi i UÇK-së ka ekzistuar veç në letër: Na kena menu që këta jonë vija e parë e frontit

Aktuale

Rron Gjinovci ironizon me deklaratat e Thaçit se shtabi i UÇK-së ka ekzistuar veç në letër: Na kena menu që këta jonë vija e parë e frontit

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:57
Rron Gjinovci

Në fillimin e gjykimit ndaj ish krerëve të UÇK-së, prokuroria speciale ka zbardhur deklaratat e ish presidentit Thaçi dhënë kohë më parë këtij institucioni.

Sipas prokurorisë Thaçi atë botë kishte deklaruar se roli i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së ishte i vogël, madje ekzistonte vetëm në letër.

Me këtë situatë ka ironizuar aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka thënë se ne kemi menduar se këta janë vija e parë e frontit dhe bartësit kryesorë të luftës, referuar deklaratave të shpeshta të Thaçit se ka qenë në vijën e parë të frontit.

Postimi i plotë:

Thaçi i paska thon prokurorisë speciale në intervista sekrete (siç i cilesoi prokurori) që shtabi i përgjithshëm ka ekzistu veç në letër.

Na kena menu që këta jon vija e parë e frontit dhe bartësit kryesorë të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat