​Klinaku: Proces i montuar politik, aktakuza e bazuar në dokumentacion serb

Aktuale

​Klinaku: Proces i montuar politik, aktakuza e bazuar në dokumentacion serb

Më: 3 prill 2023 Në ora: 21:27
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së drejtuesit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka aktakuzat e bazuar në dokumentacion serb dhe me dëshmitarë të manipuluar.

Klinaku tha se si veteranët të dalë nga lufta nuk e kanë njohur Gjykatën Speciale dhe nuk e njohin ende.

“Jo vetëm ky proces që ka filluar sot, ZPS-ja-a i zgjat procedurat, që në drejtësi normale duhet të fillonte gjykimi sa më parë. Nuk duhej që ZPS- që ende deklaron që ende po vazhdon hetimet, nuk është dashur të mbahen në paraburgim. Ne nuk e kemi njohur dhe as tash nuk njohim, kemi thënë të themelohet gjykatë vendore.

Këtë gjykim e shohim si proces të montuar politik, pasi dokumentacionet që janë në aktakuzë janë nga Serbia pushtuese dhe dëshmitarët janë të manipuluara”, ka thënë Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat