Gashi e quan Specialen gjykatë raciste: S’kemi qenë të obliguar ta themelojmë

Aktuale

Gashi e quan Specialen gjykatë raciste: S’kemi qenë të obliguar ta themelojmë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 23:55
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi e ka cilësuar Specialen si një gjykatë racistë që gjykon mbi baza etnike.

I ftuar në Edicionin Special, ai ka thënë se Kosova nuk ka qenë e obliguar që ta themelojë një monstrum të tillë juridik në dëm të vetvetes.

“Po qe se do të ishin të kujdesshëm deputetët në vitin 2015, ne nuk kemi pasur nevojë të formojnë Gjykatë Speciale. Me nenin 1 për trafikim të organeve njerëzore, asnjë pjesëtar i UÇK-së kurrë nuk do të akuzohet sepse kjo nuk ka ndodhur”.

“Në librin e Carla del Pontes shkruan se nuk janë gjetur fakte për këtë çështje. Pastaj kemi pasur hetim të UNMIK-ut dhe EULEX-it, as aty nuk janë gjetur prova”.

“I kemi katër hetime ndërkombëtare. Meqenëse nuk është vërtetuar ky aludim, Kosova nuk e ka pasur për obligim që ta themelojë një Gjykatë Speciale. Kemi një gjykatë raciste dhe një etnike”.

“Unë po ju garantoj që OKB-ja kurrë nuk do ta themelonte një gjykatë të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat