“Prokuroria e njoftoi mbrojtjen se një dëshmitar e kishte identifikuar gabimisht Veselin”

Aktuale

“Prokuroria e njoftoi mbrojtjen se një dëshmitar e kishte identifikuar gabimisht Veselin”

Më: 4 prill 2023 Në ora: 15:52
Kadri Veseli

Avokati britanik Ben Emmerson, në fjalën e tij gjatë seancës gjyqësore që po mbahet në Hagë kundër krerëve të UÇK-së, ka deklaruar se Prokuroria e Specializuar ka pranuar se e kishte pasur gabim sa i përket një dëshmitari.

“Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë, i cili kishte pretenduar se e kishte parë një herë Veselin në Kukës.

Por, ishte e dukshme që në fillim, pasi pamë deklaratat dhe dëshmitë e këtij dëshmitari, se ai ishte gabuar tërësisht sa i përket identifikimit të Veselit.

Javën që shkoi, Prokuroria I dha njoftim mbrojtjes se ky dëshmitar vërtet e kishte pasur gabim sa i përket identifikimit të Veselit”, ka deklaruar Emmerson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat