Kurti kujton të vrarët në masakrën e Kralanit: I përjetshëm qoftë kujtimi për ta

Aktuale

Kurti kujton të vrarët në masakrën e Kralanit: I përjetshëm qoftë kujtimi për ta

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:32
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kujtuar të vrarët në masakrën e Kralanit.

Sipas Kurtit, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, mes 2 dhe 4 prillit të vitit 1999, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan.

“Forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, mes 2 dhe 4 prillit të vitit 1999, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan”.

“Pas dy ditësh rrahje e keqtrajtimi, vranë dhe zhdukën rreth tetëdhjetë burra dhe djem civilë shqiptarë. Prej tyre, 11 ishin të moshës së mitur”.

“Disa nga mbetjet mortore janë gjetur pas luftës në fshatra pranë Gjakovës. Trupat e 18 të vrarëve janë gjetur në varrezën masive pranë liqenit Peruqac në Serbi. 53 të tjerë janë ende të zhdukur”.

“Në këtë 24 vjetor, përkujtojmë të vrarët në Masakrën e Kralanit. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat