Deliu kritikon Osmanin: Dy vite në presidencë me të vetmin rezultat servilizim ndaj kryeministrit

Aktuale

Deliu kritikon Osmanin: Dy vite në presidencë me të vetmin rezultat servilizim ndaj kryeministrit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:58
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar dy vjetorin e presidencës së Vjosa Osmanit.

Deliu përmes Facebook-ut ka thënë se presidentja Osmani në këto dy vite presidencë është bërë notere e kyreministrit dhe se është servilizuar ndaj tij teksa e kritikoi për mosushtrimin të kompetencave të saj kushtetuese.

“Një Presidente e cila e ka reduktuar rolin e saj në notere të Kryeministrit nuk mund të flas për vullnet qytetar dhe për mbrojte të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dy vite të Vjosa Osmanit në Presidencë simbolizohen me servilitet ndaj Albin Kurtit dhe asnjë rezultat të vetëm konkret në kompetencat e saj kushtetuese”, shkruan Deliu.

Tutje Deliu përmendi edhe njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Asnjë njohje, asnjë anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare, asnjë angazhim konsistent.”

Ndërsa kritië pati edhe për mospërgjigjen e Osmanit teksa në Hagë po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

“Mbetet e njohur për sulmet ndaj oponentëve politik të cilët sot nuk kanë mundesi të kundërpërgjigjen, sepse padrejtesisht gjykohen për luftën e UÇK-së.”

Sot bëhen dy vite që prej kur Vjosa Osmani është presidente e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat