A janë keqtrajtuar të burgosurit? Flet ish-luftëtarja e UÇK-së dhe zbulon të vërtetën

Aktuale

A janë keqtrajtuar të burgosurit? Flet ish-luftëtarja e UÇK-së dhe zbulon të vërtetën

Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:20
Mimoza Shala

Në Gjykatën e Hagës ditën e sotme u zhvillua seanca e dytë gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ishte ish-luftëtarja Mimoza Shala, e cila ka luftuar krah Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët sot ndodhen në Hagë.

E pyetur se çfarë ajo ka dëshmuar gjatë luftës dhe nëse ka dijeni për keqtrajtime që mund t’i jetë bërë një të burgosuri lufte nga UÇK-ja, ajo tha se nuk ka parë asnjë burg, por i ka rënë në dorë një afishe, në të cilën shkruhej se të burgosurit nuk duhet të keqtrajtoheshin, por të ushqeheshin.

“Dje kur filloi procesi mu kujtua koha e luftës. Ne kemi qenë gjimnazistë në atë kohë. Mua më kanë rënë në dorë afishe që thoshin se nëse ka persona të zënë rrob, duhet ta trajtojmë mirë dhe ta ushqejmë. Mua personalisht nuk më ka rënë kurrë rast itë hsoh një burg apo një të burgosur lufte. Mund të ketë ndoshta ndonjë individ që ka keqtrajtuar, por që kjo të jkeë qenë e inksenuar kjo nuk kam mundësi”- tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat