“Fqinjët na bombarduan shtëpinë”, gazetarja drithëron me rrëfimin: Jam fëmijë i luftës së Kosovës

Aktuale

“Fqinjët na bombarduan shtëpinë”, gazetarja drithëron me rrëfimin: Jam fëmijë i luftës së Kosovës

Më: 4 prill 2023 Në ora: 23:57
Alba Alishani

“Jam një fëmijë i luftës së Kosovës”, kështu përgjigjet gazetarja Alba Alishani kur pyetet nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan se a e mban mend luftën e Kosovës.

Mes dhimbjes, gazetarja Alishani ka treguar se ka qenë vetëm 6 vjeçe e gjysmë kur fqinjët e saj kishin organizuar atentatin në shtëpinë e saj, të cilit fatmirësisht familja e saj i mbijetoi.

Blendi Fevziu: A e mban mend luftën e Kosovës?

Alba Alishani: Sigurisht që e mbaj mend luftën e Kosovës. Unë jam një fëmijë i luftës së Kosovës sepse në kohën e bombardimeve unë kam qenë vetëm 6 vjeçe e gjysmë, kam përjetuar një episod të tmerrshëm, një bombardim në shtëpinë në të cilën fshiheshim dhe strehoheshim asokohe. Kështu që kujtimet e mia janë të shumta, një periudhë e errët për ne.

Blendi Fevziu: Prizreni ka qenë një qytet që ka pasur dhe një popullatë serbe.

Alba Alishani: Prizreni ka pasur popullatë të konsiderueshme serbësh. Ose më saktë, komshinjtë tanë më të mirë që deri në Dhjetorin e 99-ës kemi jetuar në harmoni, u kthyen në armiqtë dhe ofensorët tanë. Në natën e bombardimit të shtëpisë time, ata që supozoheshin se ishin organizatorët e atentatit në shtëpi që na presupozonin të vdekur brenda shtëpisë, ishin komshinjtë tanë.

Blendi Fevziu: Komshinjtë tuaj tentuan të ju vrisnin?

Alba Alishani: Komshinjtë tanë të cilët na dolën në pritë të armatosur pasi panë që kishim mbijetuar. Unë nuk kam kujtime të mira nga kjo periudhë, por unë jam një dëshmitare e drejtëpërdrejtë. Ne u larguam pastaj nga Prizreni, burrat e familjes tonë u kërcënuan me jetë. Gjyshi dhe babi im ishin mjekë në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat