Përfundon dita e tretë e gjyqit/ Krasniqi: Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në vrasje e burgosje, ja lutjet e tij

Aktuale

Përfundon dita e tretë e gjyqit/ Krasniqi: Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në vrasje e burgosje, ja lutjet e tij

Më: 5 prill 2023 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 12:46 më 05.04.2023
Jakup Krasniqi. Hagë, 5 prill 2023

​Krasniqi: S’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, absurde akuzat ndaj meje

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij sot para trupit gjykues në Hagë deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në asnjë vrasje apo në ndonjë politikë tjetër kriminale.

Ish-kryeparlamentari, Krasniqi tha se nuk e kupton logjikën e akuzës kundër tij.

Ai tha se këtë fjalim para trupit gjykues po e bënë jo për të mbrojtur vetveten nga njollosja që i bëhet nga akuza e ZPS-së, por për të ndriçuar atë që tregon pafajësinë e tij.

Krasniqi: Unë asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje apo burgosje

“Unë nuk e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje, burgosje, tortura e dëbime, unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat dënimet jo vetëm pse janë ushtuar ndaj popullit tonë dhe meje personalisht por sepse i konsideroj si tejet të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën do të thotë se unë, Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje, në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë. Integriteti im intelektual dhe njerëzor me ka mundësuar të kem të qartë se cilat mjete duhet përdoren për realizimin e çlirimit kombëtar në luftë kundër atyre që përpiluan dhe zbatuan gjenocid ndaj nesh”, tha ai.

Krasniqi gjatë fjalës së tij në Hagë sot ka folur edhe për angazhimin e tij në LDK, ku ka mohuar pretendimet e ZPS-së për persekutimin e anëtarëve të kësaj partie, teksa ka përmendur angazhimin e vëllait dhe mbesës së tij në LDK.

Krasniqi: Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së

“Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së ose si pjesë e një qëllimi të përbashkët për të sulmuar LDK-në. Unë vetë isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm një mendje e çoroditur mund të mendojë se kam qenë pjesë e persekutimit të familjarëve të mi dhe bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të mijë”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se në qershor të vitit 1998 iu propozua të dal publikisht si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për ta marr këtë rol nuk kishte hezituar.

Ai tha se deklaratat e tij si zëdhënës i UÇK-së duhet të shihen në funksion të propagandës për të afirmuar luftën çlirimtare.

Krasniqi: Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të krijoj përshtypjet se jemi një strukturë e organizuar mirë

“Në qershor e vitit 1998 më është propozuar që të dal publikisht si zëdhënës i UÇK-së. Nuk hezitova për asnjë moment që të marr përsipër një detyrë të tillë dhe pse rreziku ishte i madh, isha krejtësisht i vetëdijshëm se paraqitja ime publike, identiteti im si zëdhënës i UÇK-së do të vendoste edhe familjen time në rrezik. Dalja ime publike familjen time e kishte bërë target për të shkatërruar siç ishte në rrezik edhe çdo familje në Kosovë... Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të krijoj përshtypjet se jemi një strukturë e organizuar mirë sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbajtur gjallë shpresat për një rezistencë të mirëfilltë, prandaj deklaratat e mija duhet të shihen në funksion të propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare. Përtej aspiratave për bashkim kombëtar, ne gjithmonë i kemi dëshiruar deklaratat e kësaj natyre. Gjatë luftës ishin në funksion të ngjalljes së shpresave se bashkimi me Shqipërinë do të rriste gjasat për fitore”, u shpreh Krasniqi.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi para trupit gjykues u shpreh se aktakuza e ZPS-së e ka lënduar më shumë se sa torturat mizore që përjetoi nga regjimi serb.

Ai tha se edhe pretendimet për trafikim organesh u hodhën poshtë.

Krasniqi: Aktakuza e ZPS-së më ka lënduar më shumë sesa torturat mizore nga regjimi serb

“Nëse në rrugëtimin tim politik ka një gjë që nuk ka logjikë është aktakuza e ngritur nga ZPS. Mbajtja e akuzës më ka lënduar më shumë sesa torturat mizore dhe dënimi me burg nga regjimi serb dhe jugosllavë. Preteksti për këtë aktakuzë u gjet në librin e Carleden Pontes dhe të ashtu quajturin raportin e Dick Martyt për gjoja trafikim organet nga ana e UÇK, pas hetimit disavjeçare nga task-forca e EULEX-it në krye me Clin Ëilliamson... nuk u gjet asnjë provë e vetme. Rrjedhimisht, një akuzim i tillë nuk është pjesë e akuzës së ZPS-së”, u shpreh Krasniqi.

Në fjalën e tij hyrëse para Speciales, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, u shpreh se kurrë nuk ka qenë në shërbim të ndonjë politike të krimit, dhe se asnjëherë në jetën e tij nuk ka kryer ndonjë vepër penale.

Krasniqi: Unë kurrë nuk kam qenë në shërbim të ndonjë politike të krimit

“Unë kurrë nuk kam qenë në shërbim të ndonjë politike të krimit. Kjo është arsyeja se pse kam qenë rehat në ndërgjegjen time njerëzore, kam jetuar një jetë me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet. Në jetën time asnjëherë nuk kam kryer ndonjë vepër kriminale, as para luftës, as gjatë luftës e as pas luftës. Asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në vepra kriminale as me veprim as me mosveprim dhe as me nxitje. Gjithmonë kam qenë dhe kam vepruar ndershmërisht për liri dhe bashkim kombëtar. Kam qenë dhe jam krenar për veprimtarinë time politike si në të kaluarën edhe sot jam ballëhapur para çdo njeriu”, u shpreh ai.

Ish-kryekuvendari Krasniqi pati lutje për trupin gjykues në Hagë që të mos të lejojnë të keqpërdoren opinionet e tij, komunikatat dhe librat e tij të cilat po përdoren si dëshmi nga ZPS-ja.

Ai tha se shënimet e tij ZPS-ja i ka keqpërdorur skajshmërisht.

Krasniqi: Mos lejoni që të keqpërdoren mendimet dhe opinionet individuale

“Mos lejoni që të keqpërdoren mendimet dhe opinionet individuale të pasluftës për kohën e luftës, kërkesa e dytë mos lejoni që shënime e mija përshkrimet e librave të mija shkencore dhe publicistike të përdoren si dëshmi për vepër penale siç pretendon ZPS-ja. Dhe e treta për komunikatat... komunikatat si material propagandistik ishin rritja e respektit për UÇK-në dhe autoritetin e saj me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin... Iu lus që materialet të mos keqpërdoren, se unë mendoj ,shënimet e mija përshkruar në libër prokuroria i ka keqpërdorur skajshmërisht”, u shpreh ai.

Gjatë këtij fjalimi ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka treguar për torturat dhe krimet që ka përjetuar populli i Kosovës, ai dhe familja e tij nga regjimi serb.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme gjyqësore në Hagë mbante kravatën me simbolin e shqiponjës, të flamurit kombëtar kuq e zi.

E gjatë ditës së sotme në Hagë fjalën hyrëse e ka thënë edhe mbrojtja e Krasniqit. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme deklaratat hyrëse i kanë thënë edhe mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe ajo e ish-deputetit Rexhep Selimi. Gjithashtu nga një deklaratë pa betim, të martën e ka dhënë edhe ish-presidenti Thaçi dhe ish-deputeti Selimi.

Ndërsa, të hënën para trupit gjykues në Gjykatën Speciale deklaratën hyrëse e ka dhënë edhe ZPS-ja.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Krasniqi kërkon që të mos keqpërdoren materialet e marra nga shtëpia e tij

Jakup Krasniqi para trupit gjykues tha se përmbajtja e aktakuzës të ngritur ndaj tij, e ka “lënduar më shumë” sesa dënimet “dhe “torturat” që ka kaluar në burgjet serbe.

“Unë kurrë nuk kam qenë në shërbim të ndonjë politike të krimit. Në jetën time asnjëherë nuk kam kryer ndonjë vepër kriminale, as para luftës, gjatë luftës e as pas luftës. Gjithmonë kam vepruar ndershmërisht për liri dhe bashkim kombëtar, që kanë qenë qëllimet e mia jetësore”, tha ai.

Në fund të deklarimit të tij, Krasniqi kishte tri lutje për trupin gjykues: të mos keqpërdoren mendimet dhe opinionet individuale të pasluftës për kohën e luftës; që shënimet e tij, që tha se kanë pasur për qëllim përshkrimet për librat e tij shkencor dhe publicistik të mos përdoren si dëshmi për veprat penale dhe që materialet të mos keqpërdoren nga ZPS-ja.

Jakup Krasniqi ka tri lutje për gjykatën

Në fund të fjalës së tij përpara trupit gjykues, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu drejtua trupit me tri lutje.

Krasniqi tha se lutja e parë është që trupi gjykues të mos lejoj keqpërdorimin e opinioneve individuale të pasluftës për kohën e luftës.

Lutja e dytë Krasniqit ishte që trupi gjykues të mos lejojë që shënimet e tij për shkrimin e librave të përdoren si dëshmi për vepra penale, siç pretendon ZPS-ja.

“Lutja e tretë për komunikatat: Unë po e lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limajt në Hagë”.

“Komunikatat si material propagandistik ishin rritja e respektit për UCK-në dhe autoritetit të saj me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin. Paragrafi 118 në aktvendimin e TNH-së për Fatmir Limajn. E njëjta gjë thuhet edhe në aktvendimin lirues për Ramush Haradinajn”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se shënimet e tij për të shkruar libra janë keqpërdorur skajshmërishtë nga ana e Prokurorisë.

“Ka marrë materiale të shumta, ka marrë letrat që i kam çuar nga burgu por ato nuk janë kurrfarë dëshmie për të cilat po pretendon prokuroria në këtë aktakuzë”, është shprehur Krasniqi.

Mbrojtja: Provat e ZPS-së nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar

Mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në deklaratën hyrëse deklaroi se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Jakup Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.

Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra deklaroi se ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’ia ngarkoj ZPS-ja.

Alagendra: Ai nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’i ngarkoj ZPS

“Provat e Prokurorisë do të tregojnë rolin e vërtet të zotëri Krasniqi, ai nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’i ngarkoj ZPS as aktivitet e tij publike nuk mund të lidhen me asnjë krim që pretendohet prej Prokurorisë. Në fund gjatë periudhës 18 mujore të aktakuzës dhe në më shumë se 40 vende aktakuza vetëm pretendon se zotëri Krasniqi personalisht ka marr pjesë në krime në tri raste, në të tri rastet provat do të tregojnë se ZPS ka gabuar. Gabimi i dytë i prokurorisë është insistimi i saj se Jakup Krasniqi ishte përgjegjës për krimet nga të cilat ai ishte gjeografikisht i largët”, tha ai.

Avokatja Alagendra u shpreh se Krasniqi nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike dhe as nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar.

Sipas mbrojtjes ZPS pretendon se UÇK ishte më e organizuar se sa ajo ishte në fakt, por që sipas tyre provat po ashtu do të tregojnë se ajo ishte thjeshtë një fantazi.

Alagendra: Ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar

“Ai nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike me autorët fizik të krimeve, ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar për të mos folur fare ata që do të ishin larg gjeografikisht dhe që nuk ishin të lidhur me punën të përditshme si zëdhënës. Një simptomë tjetër e natyrës të papërqendruar të kësaj çështje që Prokuroria nuk e shpjegon është mënyra se si propozon të shpjegoj që ai kishte aftësinë ose pushtetin që të parandalonte ose që të ndëshkonte një sërë krimesh që pretendohen që të jenë kryer në vend shtet tjetër. Pika e tretë ose gabimi i tretë i Prokurorisë është ajo mbivlerëson tërësisht organizimin e UÇK-së. Prokuroria parashtron një teori të pabazuar se UÇK ishte më e organizuar se ajo ishte në fakt e organizuar, provat do të tregojnë se kjo teori ishte thjesht një fantazi një teori që injoron realitetin në terren”, theksoi ai.

Alagendra po ashtu shprehu besimin se trupit gjykues do të sheh që Prokuroria e Specializuar ka dështuar në mënyrë të dukshme në përpjekjet për të provuar çështjen kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Mbrojtja e Krasniqit ka treguar sot për funksionin e klientit të saj si zëdhënës i UÇK-së i cili në këtë pozitë u emërua në qershor të vitit 1998.

Sipas avokates së ish-kryeparlamentarit, Krasniqi prokuroria po e keqkupton ose qëllimshëm e ka keq përfaqësuar rolin personal të vetë Krasniqit.

Alagendra: Prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keq përfaqëson rolin personal të Krasniqit

“Gabimi i parë të nderuar gjykatës është që prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keq përfaqëson rolin personal të zotëri Krasniqit. Në qershor të vitit 1998 zotëri Krasniqi u emërua si zëdhënës, ai nuk kishte asnjë rol të përcaktuar para asaj kohe ashtu siç nuk ishte as edhe një shtab i përgjithshëm në atë kohë në kuptimin e plotë të fjalës. Megjithatë nga qershori i vitit 1998 zotëri Krasniqi ishte zëdhënës...Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacione ushtarake, roli i tyre është kontakti dhe marrëdhëniet me publikun. Ky ishte pikërisht roli që ka luajtur zotëri Krasniqi në atë kohë, këtu me respekt dua t’iu sjell diçka në vëmendje. Ju do të dëgjoni dëshmitar që flasin për strukturën e UÇK disa prej të cilëve nuk kanë as një bazë të historive të tyre të supozuara përtej thashethemeve apo spekulimeve të painformuar. Do të dëgjoni edhe dëshmitar që do flasin për Krasniqin edhe pse ata dinë vetëm emrin e tij, apo e kanë parë në televizion apo medie apo vite pas përfundimit të konfliktit. Ne jemi të bindur se ju të nderuar gjykatës do t’i analizoni provat dhe do të hidhni poshtë ato prova që nuk kanë bazë në njohuritë aktuale ose që bazohen në hamendësime”, u shpreh ajo.

Mbrojtja e Krasniqi u shpreh se Jakup Krasniqi si zëdhënës i UÇK-së nuk ishte përgjegjës për të gjitha komunikatat pasi disa prej tyre nxirreshin edhe nga zonat operative.

Sipas avokates së Krasniqit, Alagendra dokumentet e gjetura në shtëpinë e Jakup Krasniqit nuk i bënë ato autentike.

Alagendra: Gjetja e dokumenteve në shtëpinë e Krasniqi nuk i bënë ato autentike

“Dy ditë më parë prokuroria parashtroi vazhdimisht se gjatë kërkimit në shtëpinë e zotëri Krasniqi janë gjetur dokumente të caktuar anëse këto dokumente janë gjetur në këtë mënyrë dhe keqpërdorimi i kërkimit është përpara jush kjo nuk vërteton automatikisht përtej dyshimit të arsyeshëm se zotëri Krasniqi është autor i këtyre dokumenteve ose ai zotëronte këto dokumente në kohën materiale. Thjeshtë gjetja e këtyre dokumenteve në shtëpinë e tij nuk I bënë ato autentike”, tha ajo.

Gjatë kësaj seance gjyqësore para trupit gjykues do t’i drejtohet me një deklaratë edhe Jakup Krasniqi, për çka mbrojtja e tij kërkoi kohë 25 minuta për fjalimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues deklaratat hyrëse i kanë dhënë mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Gjithashtu nga një deklaratë pa betim, të martën e ka dhënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

E gjatë ditës së hënë deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte, e ka dhënë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Përfundon seanca, të martën vazhdon gjykimi me provat e prokurorisë

Përfundon seanca, të martën vazhdon gjykimi me provat e prokurorisë

Pas mbylljes së fjalës së Jakup Krasniqit, u deklarua edhe njëherë avokatja e tij.

Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit, tha se ai personalisht nuk është përgjegjës për kryerjen e asnjë vepre penale për të cilat akuzohet.

“Jakup Krasniqi është një person i arsimuar i rritur me vlera dhe që sillet me dinjitet. Jakup Krasniqi nuk është personalisht përgjegjës për kryerjen e asnjë prej veprave penale për të cilat akuzohet, nuk ka qenë pjesë e ndërrmarrjes kriminale të përbashkët siç pretendon prokuroria nuk ka pasur marrëveshje për të kryer krime, qëllimi I tij ishte të siguronte krijimin e një kombi të sigurtë e të lirë”, tha avokatja.

Tutje, ajo u shpreh se ka besim se në fund do të ketë vetëm një rezultat “ai do të shfajësohet”, tha avokatja.

Ndërkohë, u bë e ditur se të martën më 11 prill në orën 09:00, do të vazhdohet me prezentimin e provave nga ana e ZPS-së.

Krasniqi në Hagë: Vetëm një mendje e çoroditur mund të thotë se kam marrë pjesë në persekutimin e anëtarëve të LDK-së

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat për të cilat po akuzohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Krasniqi ka thënë se nuk e kupton logjikën e aktakuzës ndaj tij. Ish zëdhënësi i UÇK-së ka thënë se ndaj popullit shqiptar në Kosovë vazhdimisht është ushtruar dhunë sistematike, vrasje dëbime dhe askush nuk mund të thotë se ai ka bërë ndonjë nga këto krime.

“Unë nuk e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme ndaj meje. Ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje dëbime. Unë e urrej dhunën, burgosjet, torturat, dënimet jo vetëm se janë ushtruar ndaj popullit tonë e ndaj meje, por i konsideroj të ulta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën le të ju thotë se unë Jakup Krasniqi asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në vrasje, burgosje, në asnjë formë të presionit ndaj kujtdoqoftë”, ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

A ka folur edhe për akuzat se ka marrë pjesë në persekutimin e anëtarëve të LDK-së. Krasniqi ka thënë se edhe vet ka qenë pjesë e LDK-së dhe aty ka pasur edhe familjarë e bashkëluftëtarë.

Andaj, Krasniqi thotë se vetëm një “mendje e çoroditur” mund të mendojë se ai ka marrë pjesë në persekutimin e bashkëluftëtarëve e familjarëve të tij.

“Menjëherë pas kthimit në Kosovë u angazhova në strukturat e LDK-së në Drenas. Në atë kohë LDK angazhohej që të organizonte një sistem paralel të jetës funksionale politike në Kosovës.

Si kuadër LDK-së në vitet në vijim kam udhëhequr Këshillin e Financave në Drenas dhe kam qenë edhe kryetar i Këshillit për Arsim dhe kryetar i degës, funksion që më mbante në kontakt me strukturat udhëheqëse.

Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së ose si pjesë e një qëllimi të përbashkët për të sulmuar anëtarët e LDK-së. Unë vet isha pjesë e LDK-së. Familjarët e bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm në një mendje të çoroditur mund të ketë lindur ideja se unë mund të jem pjesë e persekutimit të familjarëve të mi, të bashkëluftëtarëve të mi”, tha Krasniqi ndër të tjera.

Krasniqi: Deklaratat e mia si zëdhënës, pjesë e propagandës së luftës

Jakup Krasniqi para trupit gjykues tha se gjatë kohës sa ka qenë zëdhënës i UÇK-së, është përpjekur që përmes deklarimeve të mbajë shpresën te populli për të vazhduar rezistencën.

Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të jap përshtypje se jemi një strukturë e organizuar mirë për të mbajtur shpresë te populli”, tha ai.

Prandaj, Krasniqi tha se “deklaratat e mia duhet të shihen si pjesë e propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare”.

Krasniqi: Absurde akuza për persekutimin e anëtarëve të LDK-së

Jakup Krasniqi i ka quajtur “absurde” akuzat se ai, së bashku me të akuzuarit e tjerë, kanë “persekutuar” anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç pretendon prokuroria.

Është absurde që të akuzohen për persekutimin e anëtarëve të LDK-së. Unë vetë isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi, bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së”, tha ai.

Vetëm një mendje e çoroditur do të mund të mendonte se jam pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi”, shtoi ai.

Krasniqi: Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në vrasje e burgosje

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij para trupit gjykues, tha se ai “urren dhunën, vrasjen e torturat”, jo sepse ai ka qenë subjekt i dhunës, por sepse “i konsideroj të ulëta”.

Kushdo që më njeh do t’iu thotë, se unë Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se nuk e kupton logjikën e aktakuzës së ngritur ndaj tij.

Duke shtuar se "ndaj popullit tonë është nënshkruar dhunë sistematike".

Mbrojtja e Krasniqit: NATO nuk do ta mbështeste një ndërmarrje kriminale

Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, tha se fakti që prokuroria insiston se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe pretendimi për qëllim të përbashkët kriminal “ishte i njohur dhe publik”, nuk qëndrojnë.

Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur”, tha ajo.

Duke iu referuar bombardimeve të NATO-s që çuan në fundin e luftës në Kosovë.

Ajo tha se ZPS-ja nuk ka asnjë “provë të besueshme që e lidh Krasniqin me asnjë krim, nuk ka prova për qëllime të përbashkët kriminal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat