Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Aktuale

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Më: 5 prill 2023 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme punën pritet ta vazhdojnë tri komisione parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Komisioni nis në orën 10:00, dhe mbahet te Ndërtesa e Kuvendit, salla N30)

Në orën 11:00, mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton aktivitetet e mbetura në proces. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

Prapë në orën 11:00 do të mbahet edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Verëra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

Ndërsa Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim do të shqyrton Projektligjin për Rregullat e trafikut rrugor, do të mblidhet në orën 13:00 dhe mbahet tek Ndërtesa e Kuvendit, salla N506).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat