Koci rrëfen sjelljen e turpshme të Policisë me një vajzë të dhunuar dhe nënën e saj: I lanë në rrugë

Aktuale

Koci rrëfen sjelljen e turpshme të Policisë me një vajzë të dhunuar dhe nënën e saj: I lanë në rrugë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:54
Arianit Koci

Avokati i njohur, Arianit Koci ka rrëfyer një rast të tmerrshëm të dhunimit seksualisht të një vajze 18 vjeçare në Prishtinë dhe për trajtimin joserioz të rastit nga Policia e Kosovës.

Koci ka thënë se policia i kishte lënë në rrugë viktimën dhe nënën e saj, pasi gjatë kohës sa po shkonin tek vendi i ngjarjes, atyre iu kishte dalë një "punë urgjente".

Pas kësaj, Koci ka thënë se nëna dhe bija kishin shkuar në këmbë në shtëpi.

Më tej, ai ka treguar trajtimin e tmerrshëm të policisë, duke thënë se pas disa ditëve hetuesit policor kishin shkuar përsëri në shtëpi të viktimës.

“A nuk duhet këto raste me u trajtuar me prioritet nga policia. Cila paska qenë ajo punë aq urgjente?” – ka shkruar Koci ndër të tjera.

Shkrimi i z. Koci:

1.

Prezantohet rrejshëm si polic. Brutalisht e dhunon seksualish vajzën 18 vjeqare në Prishtinë.

Raportohet rasti.

Viktima vajzë e re e cila duket si fëmijë, është në shok të thellë.

2.

Policia shkon me veturë në shtëpinë e viktimës. E merr viktimën bashkë me nënën e saj dhe shkojmë te vendi i ngjarjes.

Janë dy vende që duhet vizituar.

E vizitojnë vendin e parë. Rrugës për të vendi i dytë, hetuesve iu vjen një thirrje telefonike.

“Shkojmë ndonjë ditë tjetër se e kemi një punë urgjente” - thotë njëri prej hetuesve.

Kërkojnë që viktima dhe nëna e saj të zbresin prej veturës.

3.

Nënë e bijë, kthehën këmbë në shtëpi.

E ndiejnë vetën të lënë anash. Kanë përshtypjen se policia nuk e ka marrë seriozisht raportimin e dhunimit të një vajze te re.

Shkojnë prap pas disa dite - viktima me nënën dhe hetuesit.

Viktima 18 vjeqare, ritraumatizohet kur shkojnë përsëri te vendi i ngjarjes.

A nuk duhet këto raste me u trajtuar me prioritet nga policia.

Cila paska qenë ajo punë aq urgjente?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat