Kadrijaj: Jam e lumtur që nuk e kam votuar Gjykatën Speciale

Aktuale

Kadrijaj: Jam e lumtur që nuk e kam votuar Gjykatën Speciale

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:15
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se është e lumtur që nuk votoi formimin e Gjykatës Speciale.

Kadrijaj tha se vendimi për të mosvotuar Specialen ishte një i duhur, për të cilin, është krenare.

“Unë duke qenë një ish-ushtare, në asnjë mënyrë nuk kam pranuar që vota ime të jetë pro kësaj gjykate, nuk kam votuar fare. S’kam pasur votë për këtë gjykatë dhe jam e lumtur që nuk e kam votuar. Është një vendim i duhur, një vendim që krenohem që nuk e kam bërë pse sot do të isha ndjerë e thyer, e zhgënjyer dhe fare mirë nëse me votën time është formuar një gjykatë e tillë dhe po dënohen në emrin tim dhe të votës sime”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, Kadrijaj ka thënë se nëse do të analizoheshin faktet, një gjykatë e tillë do të duhej formuar në Beograd.

“Neve na vije keq që po ndodh kjo, dhe se një Gjykatë e tillë është formuar për Kosovën, sepse kam thënë dhe dua të përsërisë se nëse analizohen faktet dhe të gjitha ato që po ndodhin, një Gjykatë e tillë do të duhej të formohej në Beograd dhe jo në Kosovë, sepse e shihni që marsi dhe këta muajt në vijim janë muaj ku ne i festojmë epopetë e UÇK-së, por janë edhe përvjetorët e masakrave të rënda dhe gjenocideve që ka bërë shteti serb në Kosovë dhe mendoj që kjo është një padrejtësi “, ka deklaruar ajo, gjersa ka theksuar se beson në drejtësinë ndërkombëtare, gjersa të njëjtës i bën apel të mos besojë në prova të fabrikuara.

Në seancat gjyqësore të ish-krerëve të UÇK-së, të cilat po akuzohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, u përmend se të njëjtit kishin sulmuar stacionet policore serbe. Për Kadrijajn, një gjë e tillë është “qesharake”.

“Kjo është qesharake. Pse t’i përmendësh sulmet që kanë ndodhur që kanë ndodhur ndaj një regjimi që ka dhunuar, shtypur e masakruar, e tash të thuash se ke sulmuar stacionet e policisë nuk ka një sens. Për mua është qesharake”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat