Çitaku: Nëna Havë sot në Rezallë pyeti “Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?”

Aktuale

Çitaku: Nëna Havë sot në Rezallë pyeti “Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?”

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:24
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka publikuar disa fotografi nga Rezalla ku sot, para 24 vjetësh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan, nga forcat e armatosura të Serbisë.

Çitaku tregoi rrëfimin e një nëne për burrin e saj, që është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës.

Çitaku theksoi se ajo pyeti edhe për ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë:

“Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?” Ishte pyetja e parë që na e bëri nëna Havë sot në Rezallë.

“Edhe Bedrinë tem gjashtë vite e kanë mbajtë në burg në Serbi” vazhdoi të rrëfente nëna Havë derisa rrinte ulur tek varrezat e martirëve në Rezallë.

Burri i nënës Havë është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat