Kurti kujton masakrën e Rrezallës: E vërteta nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive

Aktuale

Kurti kujton masakrën e Rrezallës: E vërteta nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive

Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:07
Albin Kurti në Rezallë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Rezallës, ku forcat serbe vranë 98 djem të rinj.

Para 24 vjetësh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan në Rezallë nga forcat e armatosura të Serbisë. Në përpjekje të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat.

Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

“E vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka shtuar se tani nderojmë kujtimin e të vrarëve dhe të zhdukurve me dhunë në Rezallë.

“Nuk mund ta lejojmë harresën t’i mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”, ka përfunduar Kurti shkrimin e tij në përkujtim të masakrës së Rrezallës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat