Eurodeputeti holandez: Vuçiq i do vetëm paratë e BE-së

Aktuale

Eurodeputeti holandez: Vuçiq i do vetëm paratë e BE-së

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:06
Thujs Reuten

Po e kritikon ashpër Bashkimin Evropian.

Deputeti holandez në Parlamentin Evropian, Thujs Reuten, po shprehet i pakënaqur me politikën e butë të bllokut evropian karshi Serbisë.

Sipas Reuten, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e sheh BE-në vetëm si bankomat.

“Shtetet e anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se nuk mund të sillet më në këtë mënyrë. Në njërën anë ai e minon procesin e dialogut duke dhënë komente të forta se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, e në anën tjetër pranon fonde të mëdha nga blloku evropian. Presidenti serb po e sheh BE-në si bankomat dhe kjo duhet të marrë fund. Për me tepër qeveria e Serbisë akoma nuk ka pranuar që t’i vë sanksione Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, prandaj ka ardhur koha që ai të zgjedh se në cilën rrugë do të shkoj”, deklaroi Reuten.

Eurodeputeti ka komentuar edhe marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehet i bindur se kjo marrëveshje ne fund do të qoj në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti fqinj.

“Është e qartë se marrëveshja ne te ardhmen të qon tek njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia por  tani është momenti që të dyja palët të fillojnë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Për Kosovën veçanërisht nuk ishte e lehtë  që të pajtohet me ato pika të marrëveshjes, por tregoi gatishmëri për kompromise me Serbinë”, u shpreh ai.

Tutje, Reuten thekson se në nuk do të ketë një Republikë Serbe brenda Kosovës.

“Ekziston tashmë një Republike Serbe në Ballkan dhe kjo është shumë madje. Nuk do të lejohet edhe një Republike Serbe brenda Kosovës, prandaj të mos krijohet mjegull në opinion me artikullin e 7-të të marrëveshjes, ku bëhet fjalë për diçka tjetër. Ajo histori nuk do të përsëritet më. Kosova nuk e ka për obligim të krijoj diçka që përbën rrezik për sovranitetin e saj”, shtoi eurodeputeti holandez.

Krejt në fund eurodeputeti i ka bërë thirrje 5 vendeve të Bashkimit Evropian që të ndryshojnë qëndrim dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat