Osmani takon ambasadorin francez, flasin për situatën në veri të Kosovës

Aktuale

Osmani takon ambasadorin francez, flasin për situatën në veri të Kosovës

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë dakordimin e arritur për marrëveshjen bazë, si dhe planin e zbatimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet e sigurisë në veri të Kosovës.

Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog për t’i kontribuar paqes afatgjate në rajon në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

Në këtë drejtim, ajo ka nënvizuar rëndësinë e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

Më tej, Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat