Arta Tahiri: Po të ishte kaq mirë e organizuar UÇK-ja, nuk do të kishe nevojë për ndihmën ndërkombëtare

Aktuale

Arta Tahiri: Po të ishte kaq mirë e organizuar UÇK-ja, nuk do të kishe nevojë për ndihmën ndërkombëtare

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:41
Arta Tahiri

Analistja, Arta Tahiri, duke folur për gjykimin ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, ka thënë se nëse UÇK-ja do të ishte mirë e organizuar sa po pretendohet nga Prokuroria Speciale, nuk do kishte nevojë për ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë.

Ajo ka cituar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, i cili ka thënë se UÇK-ja ka mbrojtur pragun e shtëpisë, duke bërë luftë në vetëmbrojtje karshi gjenocidit që Serbia ka bërë në Kosovë.

“UÇK-ja siç ka thënë edhe presidenti Rugova në deklaratat e tij se po mbron pragun e shtëpisë, do të thotë ka qenë një luftë rezistence do të thotë vetëmbrojtje karshi një gjenocidi siç ka bërë Serbia. Kosova nuk shkoi dhe sulmoi Serbinë, por absolutisht është gjë e ditur tashmë që Serbia sulmoi Kosovën dhe qytetarët në një mënyrë ose tjetrën u mobilizuan”, ka thënë Tahiri-Beqa.

Analistja ka thënë se nëse do të ishte mirë e organizuar UÇK-ja, që sipas saj, po paraqitet tani, pse nuk janë sjellë armatime nga ShBA.

“Po të ishte mirë e organizuar UÇK-ja siç po paraqitet tani, pse nuk u sollën armatime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ne e dimë që në çdo luftë tani edhe në Ukrainë e kemi që shpesh nuk e ndihmojnë në aspekte ushtarake, por me armatime po ndihmohet, sepse është një organizatë, shtet i konsoliduar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ShBA edhe po të dërgonte armatime, nuk ka ditur kujt t’i dërgojnë sepse zonat e vendit nuk kanë komunikuar mes vete.

“Pse? Edhe nuk kanë ditur kujt t’i dërgojnë, ka pasur zona, të cilat nuk kanë komunikuar fare me njëra tjetrën. Ka qenë zona e Dukagjinit, zona e Llapit, ka qenë zona e Koshares dhe zona të pafundme, të cilat nuk kanë mundur as të koordinohet, kanë qenë grupacione të cilat realisht kanë dalë vetëm për vetëmbrojtje dhe nuk mund të jetë një organizim kaq si po paraqitet do të ishte shumë më mirë, se në momentin që do të ishte kaq mirë e organizuar UÇK-ja mbase nuk do të kishim nevojë as për ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë, të cilët u aktivizuan dhe na ndihmuan që të jemi sot këtu ku jemi”, ka shtuar Tahiri-Beqa.

Për fund ajo ka thënë se në aspektin politik nga Gjykata Speciale po shihet që nuk ka qëndrim objektiv.

“Në aspektin politik po shihet që nuk ka një qëndrim objektiv nga kjo gjykatë dhe nga këta prokurorë. Pse po luhet dy anësia?, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat