Fatmir Xhelili pohon se ka pranuar 50.000 DM për UÇK-në nga myftiu Tërnava

Aktuale

Fatmir Xhelili pohon se ka pranuar 50.000 DM për UÇK-në nga myftiu Tërnava

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:51
Fatmir Xhelili

Doktori, Fatmir Xhelili ka pohuar se kreu i BIK-ut, Naim Tërnava i ka dhënë atij 50.000 DM për UÇK-në, gjatë janarit të vitit, 1999.

Xhelili përmes disa dëshmive të publikuara nga vet ai, thotë se gjatë luftës ai ka patur relacion të afërt me Tërnavën si dhe  të ndjerin Dr. Rexhep Boja, kryetarin e atëhershëm të BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medreses z.Sylejman Osmani, z.Salih Jashari, z.Elez Osmani e te tjerë.

"Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Z.Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000DM dhe një herë 5.000 DM. Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethanëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falëmnderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe z.Naim Tërnaven!", ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq!

Në videon e postuar më parë, Kryetari i BIK-t, z. Naim Tërnava pohon se në janar të vitit 1999 mi ka dhënë 50.000 DM për UÇK-në.

Gjatë luftës kam pas relacion të afërt me Kryetarin e BIK-ut z.Naim Tërnava, me të ndjerin Dr. Rexhep Boja, kryetarin e atëhershëm të BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medreses z.Sylejman Osmani, z.Salih Jashari, z.Elez Osmani e te tjerë.

Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Z.Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000DM dhe një herë 5.000 DM. Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethanëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falëmnderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe z.Naim Tërnaven!

Gjeni të postuara edhe dëshmitë e asaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat