Osaj: Mbrojtja e Thaçit e ka çmontuar aktakuzën e Prokurorisë në Hagë

Aktuale

Osaj: Mbrojtja e Thaçit e ka çmontuar aktakuzën e Prokurorisë në Hagë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 22:25
Kadri Osaj

Avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi në fjalën hyrëse e ka çmontuar aktakuzën e Prokurisë në Hagë. Kështu vlerësoi avokati Kadri Osaj.

Ai thotë se mbrojtja e Thaçit të martën, ka dhënë argumentet e duhura për t’i demantuar të gjitha deklarimet e Prokurorisë.

“Na ka impresionuar me të vërtetë prononcimi i avokatit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Fjala hyrëse është një transport i fjalës hyrëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shumë në mënyrë të detajuar e ka paraqitur fjalën hyrëse. Fjala hyrëse tek ne po keqpërdoret, po fillohet sikur fjalë përfundimtare. Fjala hyrëse më tepër është për t’i treguar trupit gjykues nga është orientimi i mbrojtjes. Me atë kohë sa e ka pasur avokati i Thaçit në dispozicion, e ka çmontuar prononcimin e Prokurorisë dhe aktakuzën e saj. Ngase i ka dhënë disa argumente, ku i ka demantuar deklarimet e Prokurorisë”, deklaroi Osaj.

Përveç mbrojtjes dhe prononcimit të ish-presidentit Thaçi, Osaj tha se përshtypje të mirë i kanë lënë edhe  prononcimet e Rexhep Selimit e Kadri Veselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat