Statovci: Nga Serbia kemi obstruksione të shumta në fushën e energjisë

Aktuale

Statovci: Nga Serbia kemi obstruksione të shumta në fushën e energjisë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 22:30
Jeta Statovci

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se në fushën e energjisë, ka obstruksione të shumta që shkaktohen nga Serbia.

Ajo ka theksuar se përveç pjesës së mospagesës, gjithashtu shkelet edhe marrëveshja e brendshme që ka të bëjë me bllokimin e kufirit.

“Obstruksionet që i kemi në fushën e energjisë janë të shumta. Përveç pjesës së mospagesës, këtu që cekët me sekretariatin e energjisë, gjithashtu që shkel edhe marrëveshjen e tyre të brendshme, ka të bëjë edhe me bllokimin e kufirit”.

“Pra kur blihet një sasi e energjisë nga Kosova, ajo duhet të kalojë nëpër të gjithë kufijtë e tjerë në të cilët duhet paguar, e nuk mund ta kalojë kufirin që ndan Kosovën dhe Serbinë”.

“Kjo ka ndodhur në momentin e pavarësimit energjetik. Rrethanat e tilla i kemi ngritur edhe në prezencën e Komitetit të Energjisë për t’i bërë të ditura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat