Paralajmërimi i Shehollit për zgjedhjet në veri

Aktuale

Paralajmërimi i Shehollit për zgjedhjet në veri

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:44
Fatmir Sheholli

Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve nder-etnike Fatmir Sheholli ka falur për situatën në veri dhe zgjedhjet në veri duke thënë se nga ajo që kemi parë në terren, rezulton që një numër jashtëzakonisht i madh i serbëve nuk është i interesuar të marrin pjesë në zgjedhje.

Kjo sipas tij për shkak të mos pjesëmarrjes së Listës Serbe në këto zgjedhje.

Ai tutje ka thënë se Borrell në Bruksel ka deklaruar se për zgjedhjet në veri të duhet një zgjidhje politike.

“Nuk ka admirim më të serbëve për barrikada”, tha Sheholli.

Sheholli ka thënë se nuk mbahen zgjedhjet me punte policore dhe në tenda sepse shkollat janë të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat