Ish-ushtari i UÇK-së nga Shqipëria: Luftën me pushkë ndaj Serbisë e kemi fituar, por me laps e kemi humbur

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së nga Shqipëria: Luftën me pushkë ndaj Serbisë e kemi fituar, por me laps e kemi humbur

Më: 6 prill 2023 Në ora: 00:31
Meçan Zotaj

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Mallakastra, Meçan Zotaj, thotë se krijimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi e bërë ndaj Kosovës.

Madje, Zotaj deklaroi që luftën me pushkë ndaj Serbisë e kemi fituar historikisht, mirëpo atë me laps shpesh herë e kemi humbur.

“E them me mburrje që vepra më madhështore që kam bërë në jetën time deri sot është kyçja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Çdo ushtar i UÇK-së, krijimin e Gjykatës Speciale e shikon si një padrejtësi që i është bërë popullit të Kosovës, por edhe eprorëve të UÇK-së. Historikisht luftën me pushkë e kemi fituar, kurse me laps kemi çaluar, ose shpesh herë edhe kemi humbur”, tha ai.

Zotaj thotë se disa shqiptarë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë, kanë imponuar politikën e Kosovës për ta bërë themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ka shumë shkaktarë të cilët Gjykatën Speciale si një zjarr i mbjellur nga fabrikimet e Serbisë në shtetin e Kosovës, fatkeqësisht të ushqyer e duke hedhur benzinë disa shqiptarë që nuk kanë qenë të gatshëm për të kapur pushkën e për të çliruar Kosovën. Por përkundrazi, kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të shtetit të Jugosllavisë, kryesisht Serbisë. Ata kanë imponuar politikën e Kosovës  që të krijojë dhe të pranojë një Gjykatë selektive, është gabim pranimi dhe votimi i saj në Kuvend, sepse gjykatësi kur po thirret në akuzën e eprorëve tanë, po thirret në emër të popullit të Kosovës”, u shpreh tutje Zotaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat