Sheholli: Rreth 600 vetura të regjistruara në veri me tabelat RKS

Aktuale

Sheholli: Rreth 600 vetura të regjistruara në veri me tabelat RKS

Më: 6 prill 2023 Në ora: 00:35
Fatmir Sheholli

Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve nder-etnike Fatmir Sheholli duke folur për situatën në veri dhe zgjedhjet në veri ka thënë se në veri brenda 3 muajve janë regjistruar me tabela RKS rreth 600 vetura të serbëve.

“Lista Serbe ka fillu me mendu që mos po dalin shumë serb në zgjedhje dhe për atë i kanë djeg veturat për t’i frikësuar ata dhe jo pse ata i kanë regjistruar në RKS sepse ndryshe përse i kanë lejuar që të regjistrohen”, tha Sheholli. 

“Nuk ka admirim më të serbëve për barrikada”, tha Sheholli.

Sheholli ka thënë se nuk mbahen zgjedhjet me punte policore dhe në tenda sepse shkollat janë të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat