Statovci: Sikur të ishin materializuar burimet tona, mund të ishim superfuqi në eksport të energjisë

Aktuale

Statovci: Sikur të ishin materializuar burimet tona, mund të ishim superfuqi në eksport të energjisë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 08:42
Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci,

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, tha se Kosova ka burime për gjenerim të energjisë, por se këto burime fatkeqesisht nuk janë përdorur.

”E dhimbshme është se përkundër potencialit që e ka pasur Kosova për të qenë një superfuqi energjetike, faktikisht edhe ekonomike kur vite më parë flitej për termocentrale me kapacitet deri në 2100 megavat, në periudhën paraprake kjo nuk është materializuar dhe nuk ka pasur konkretizim ose strategji të qartë se si mund të materializohen burimet tona në mënyrë që të përdoren për qytetarët tanë, mirëpo ta imagjinonin edhe një situatë ku ne mund të ishim superfuqi eksportuese e energjisë”, tha Statovci në Rubikon me Adriatik Kelmendi.

Statovci tha se mungesa e vëmendjes ndaj sektorit të energjisë që nga paslufta ka krijuar një situatë të degradimit në raport me kapacitetet furnizuese.

”Në momentin e ardhjes në qeveri ne kemi parë se ka qenë një situatë e një varg krizash, duke filluar nga kriza shëndetësore, kriza e luftës, e energjisë, ka krijuar një situatë që të shikohet në terma aktual të një përgjigje rreth situatës aktuale, por duke e mbajtur një sy rreth të ardhmes për t’i dhënë përgjigje të ardhmes së sektorit”, shtoi Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat