Komunikata 59 dhe dëshmia në Hagë, Geci: Thaçi paska tentuar ta shkatërrojë babain tim

Aktuale

Komunikata 59 dhe dëshmia në Hagë, Geci: Thaçi paska tentuar ta shkatërrojë babain tim

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:23
Deputetja e LDK-së, Marigona Geci

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-deputetit Gani Geci foli në Kuvendin e Kosovës për nisjen e gjykimit në Hagë ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të luftës.

Ajo tha se nga provat e Prokurorisë në Gjykatën Speciale ka mësuar se autor i komunikatës së njohur nr. 59 të UÇK-së, sipas saj, ishte ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Në emër timin dhe në emër të familjes Geci, dua ta falënderoj Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për zbardhjen e komunikatë 59”, tha fillimisht deputetja e LDK-së, duke e cituar më pas në anglisht një deklaratë të Rexhep Selimit.

“Sipas deklaratës së Selimit, përmes një thirrjeje telefonike satelitore, Thaçi ia kishte lexuar tekstin e komunikatës 59 Rexhep Selimit. Kur Selimi e kishte pyetur Thaçin se pse e kishte përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin që kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi ishte përgjigjur: në mënyrë që ta shkatërrojmë plotësisht”, tha ajo.

Geci tha se “Hashim Thaçi paska tentuar ta shkatërrojë familjen time dhe babain tim”.

“Familjen time nuk ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqi, jo po e shkatërron Hashim haxhi polari prej Buroje”, tha Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat