​Kurti: Strategjia e e-Qeverisjes 2023-2027 rrit mirëqenien e qytetarëve

Aktuale

​Kurti: Strategjia e e-Qeverisjes 2023-2027 rrit mirëqenien e qytetarëve

Më: 6 prill 2023 Në ora: 12:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Strategjia e re për e-Qeverisje 2023-2027 vendos vizionin për një administratë publike të digjitalizuar, e cila ndikon në mirëqenien e qytetarëve.

Në konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”, Kurti tha se digjitalizimi rrit transparencën dhe llogaridhënien.

Sa i takon transformimit digjital, shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se

Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun.

“Strategjia e re e e-Qeverisjes 2023-2027 që sot po e prezantojmë e vendos vizionin tonë për një administratë publike të digjitalizuar, e cila ndikon në mirëqenien e qytetarëve. Ajo, po ashtu e maksimizon efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes si dhe ndikon pozitivisht në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit...04’04 Strategjia parasheh reforma përmbajtjesore që bazohen në parimet kyçe të Komisionit Evropian për digjitalizim të shërbimeve e të cila synojnë të transformojmë mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me administratën publike. Një nga këto parime është ai i vendosjes së qytetarit në qendër. Kjo nënkupton dizajnimin dhe ofrimin e shërbimeve që të tilla të jenë të bazuar në nevojat e qytetarët të eliminojnë burokracinë dhe të mundësojnë qasje nga kudo dhe kurdo dhe të kursejnë kohë...Tashmë kemi mbuluar 100% të zonave të banuara me internet Kosova është në top 7 vendet në Evropë dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se fokusi i kësaj ministrie ndër të tjerash është edhe transforimimi digjital.

Ai tha se ky transformim rrit mirëqenien e qytetarëve dhe mundëson rritje të qëndrueshme ekonomike të vendit.

“Strategjia 5-vjeçare e qeverisjes elektronike që po e diskutojmë sot ka në vizionin transformimin digjital të administratës tonë publike që maksimizon mirëqenien e qytetarit, rrit efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien në sektorin publik si dhe mundëson rritje të qëndrueshme ekonomike të vendit tonë. Kjo strategji e punuar mbi një analizë të mirëfilltë aktuale dhe kapaciteteve që kemi në këtë drejtim bënë më të qartë rrugën që bënë në këtë proces... Si Qeveri dhe si ministri e Punëve të Brendshme kemi miratuar një sërë dokumentesh strategjike që do i kontribuojnë procesit të digjitalizimit në tërësi”, deklaroi Sveçla.

Ndërkaq, mbasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde shprehu gaditshmërinë e shtetit të tij për Kosovës për përmirësimit të digjitalizimit në Kosovë.

Ai tha se fal bashkëpunimit të tyre janë përmirësuar shërbimet publike dhe zhvillimi i biznesit dhe cilësia e jetës për të gjithë qytetarët.

Ai, moment të rëndësishëm e konsideron edhe miratimin e strategjisë së qeverisjes elektronike, e cila sipas Rohde e përafron Kosovën me anëtarësimin në BE.

Gjermania është dhe qëndron shumë e përkushtuar për të bashkëpunuar më tej me Qeverinë e Kosovës në përmirësimin e digjitalizimit në Kosovë. Një shembull i mirë i bashkëpunimit tonë është sistemi i hartimit të ligjeve i zhvilluar në vitin 2022, i cili e bën procesin shumë intensiv, shumë efikas. Jam shumë i kënaqur të shoh se qeveria e Kosovës po ndërmerr edhe hapa të tjerë konkretë për transformimin e vendit, veçanërisht draftin e strategjisë së qeverisë, 2023-27, e cila do të çojë në arritjen e synimeve të agjendës digjitale 2030 të Kosovës.... Arsyeja pse Gjermania mbështet digjitalizimin e sektorit publik në Kosovë është edhe për shkak se ka potencial për të përmirësuar ndjeshëm jetën e njerëzve duke krijuar besim nëpërmjet transparencës, llogaridhënies, zbatimit më efikas, përmirëson ofrimin e Shërbimit Civil brenda qeverisë dhe përmirësimin e sigurisë ligjore me një synim të gjatë për t'u anëtarësuar në BE”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat