Gashi – Qeverisë: Po e themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe, jeni fatkeqësia e këtij vendi

Aktuale

Gashi – Qeverisë: Po e themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe, jeni fatkeqësia e këtij vendi

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:49
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se qeveria ka dështuar në dy vite qeverisje.

Në seancën e sotme ku po flitet për qeverisjen e dy viteve të fundit, Gashi i tha kryeministrit Kurti se “ju jeni fatkeqësia e këtij vendi”. Ai përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se Kurti po i jep Serbisë “autonominë territoriale”.

“Shkuat, dialoguat dhe bëtë marrëveshje të cilën premtuat se kurrë nuk do ta bënit. Bëtë marrëveshjen dhe tash po e themeloni Asociacionin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe po shkoni përtej asaj që është dialoguar ndonjëherë dhe që është arritur ndonjëherë. Ju kryeministër, po e themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe”, tha Gashi.

“Kjo është shkelja më e rëndë dhe atentati më i rëndë që u bëhet qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe vullnetit politik të shprehur në këtë vend”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat