​Konjufca: Sjellja e Listës Serbe është e papërgjegjshme

Aktuale

​Konjufca: Sjellja e Listës Serbe është e papërgjegjshme

Më: 6 prill 2023 Në ora: 14:06
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se ardhja e deputetëve të Listës Serbe në seancën e sotme të Kuvendit vetëm për t’u nënshkruar, pas pesë muajve mungesë është sjellja më e papërgjegjshme që mund të shihte në Kuvend.

Ai kërkoi nga administrata e Kuvendit që deputetët e Listës Serbe të privohen nga mëditjet e sotme, pasi qëndruan vetëm 10 minuta në sallë.

Konjufca: Ajo çka bëri sot Lista Serbe është sjellja më e papërgjegjshme që mund të shohim në Kuvend

Ajo çka bëri Lista Serbe sot me ardhjen pas 5 muajsh e sa ditëve në Kuvendin e Kosovës, vetëm për t’u nënshkruar është sjellja më e papërgjegjshme që mund të shohim në Kuvendin e Kosovës. Ata qëndruan për më pak se 10 minuta këtu në Kuvend dhe dolën menjëherë. Më e pakta që mund të kërkoj nga administrata është që të privohen nga mëditjet e sotme”, tha ai.

Pas betimit mbi pesë muaj më parë, deputetët e Listës Serbe nuk kanë shkuar në Kuvend asnjëherë, deri më sot. Në bazë të rregullores së Kuvendit, deputeti që mungon në seanca plenare për gjashtë muaj i merret mandati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat