Dy vjet në krye të shtetit, Kurti flet për “rekorde e listë të gjatë suksesesh”, opozita e quan “fatkeqësi” qeverisjen e tij

Aktuale

Dy vjet në krye të shtetit, Kurti flet për “rekorde e listë të gjatë suksesesh”, opozita e quan “fatkeqësi” qeverisjen e tij

Më: 6 prill 2023 Në ora: 14:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për punën e tij në dy vjetët e parë të mandatit në këtë post.

Në seancën parlamentare ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë, Kurti ka thënë se ka një listë të gjatë të ndryshimeve cilësore është e gjatë.

Kurti ka thënë se janë shtuar 37 mijë vende të punës në dy vjet qeverisje. Ai ka thënë se fokusi i Qeverisë ka qenë në drejtësi dhe punësim.

“Lista me të dhënat statistikore sa u përket ndryshimeve cilësore dhe përmirësimeve në shumë sektor është shumë e gjatë. Unë nuk do t’i lexoj të gjitha, pasi edhe ministrat do ta bëjnë këtë”, tha fillimisht Kurti.

“Unë dot të ndalem te puna dhe drejtësisë si shtyllat e qeverisjes sonë. Patëm rritje 10.7 për qind të brutoproduktit vendor në vitin e parë të qeverisjes, në të dytin 4 për qind. Nëse merret mesatarja e dy viteve është 7 për qind, më e larta për dy vite rresht që nga shpallja e pavarësisë.  Janë dy vite dhe kemi ende shumë punë për të bërë në ndihmë të eksportit dhe prodhimit vendor, por situata ka ndryshuar për mirë. Deficitin buxhetor 2022 kemi arritur ta zvogëlojmë në rekord historik.

“Nëse merret mesatarja e dy viteve është 7 për qind, më e larta. Janë dy vite dhe kemi ende shumë punë për të bërë në ndihmë të eksportit dhe prodhimit vendor, por situata ka ndryshuar tashmë për mirë. Ajo është optimiste. Edhe deficitin buxhetor 2022 kemi arritur ta zvogëlojmë në rekord historik”, u shpreh Kurti. E për dy vite janë dyfishuar investimet e huaja direktet. Kjo vërtehet edhe tek buxheti i shtetit. Kemi Republikën e Kosovës me qeverisjen tonë me një ekonomi të gjithmbarshme prej 9 miliardë eurove. Në të shkuarën qeverive u duheshin tri vite për t’ia shtuar 1 miliard ekonomisë, e tash për dy vite i keni më shumë se dy miliard.

Kjo rritje ekonomike ka rezultuar edhe në rritje të punësimit. Për 21 muaj nga masri 2021 deri dhjetor 2022 është rritur punësimi primar në mbi 362 mijë të punësuar”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu.

“Është funksionalizuar edhe Gjykata Komerciale, është forcuar sundimi i ligjit duke luftuar krimin dhe korrupsionin me kontributin e policëve dhe qytetarëve, janë realizuar mbi 850 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Mbi 3200 veta janë arrestuar dhe mbi 300 janë zyrtarë publikë. Në veri kemi mbyllur 16 rrugë ilegale, kemi shkatërruar 83 grupe kriminale, kemi konfiskuar rreth 2 ton substanca narkotike”, tha Kurti.

Por me kritika të ashpra për dy vjetët e tij në krye të shtetit, është përballë nga opozita.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Kurti do të mbahet mend për largimin e mbi 107 mijë qytetarëve nga vendit gjatë dy vjetëve të qeverisjes së tij.

Kreu i PDK-së thotë se ky është treguesi më i mirë se sa të kënaqur janë qytetarët me qeverisjen e Albin Kurtit në këto dy vite.

“Mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për një jetë më të mirë, mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë. Gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107 mijë e 310 qytetarë ikën nga Kosova, jo si turistë por si mërgimtarë që humbën shpresën në perspektivën që mundet me e ofru shteti ynë. Nga çdo kategori sociale. Vendi ynë po shpopullohet dhe familja jonë po zvogëlohet. Ky migrim i paprecedent tregon se sa të kënaqur janë njerëzit me qeverisjen tane”, u shpreh Krasniqi në seancën e Kuvendit.

Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Kurtin për varfërim të shtetit e për nepotizëm në dy vjet qeverisje.

Haradinaj tha se mbajtja e buxhetit peng është strategji e Kurtit që ti lodhë njerëzit, komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, qytetarët të cilët sipas tij Kurti dëshiron ti kthejë në skllavë dhe të njëjtit të varen nga ai kur i jepet lëmoshë.

“Unë mendoj që ti e ke një strategji perfide, sa i përket buxhetit. Ti po do me i lodhë njerëzit, po do me i lodhë komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, po do me i lodhë qytetarët, me i kthy në skllavë, që ata me u varë prej teje kur po ua jep një lëmoshë”, tha Haradinaj, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Edhe nga LDK kanë konsideruar se Qeveria ka dështuar në dy vite qeverisje.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Areben Gashi i tha kryeministrit Kurti se Qeveria që ai drejton është fatkeqësia e këtij vendi.

“Shkuat, dialoguat dhe bëtë marrëveshje të cilën premtuat se kurrë nuk do ta bënit. Bëtë marrëveshjen dhe tash po e themeloni Asociacionin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe po shkoni përtej asaj që është dialoguar ndonjëherë dhe që është arritur ndonjëherë. Ju kryeministër, po e themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe”, tha Gashi.

“Kjo është shkelja më e rëndë dhe atentati më i rëndë që u bëhet qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe vullnetit politik të shprehur në këtë vend”, shtoi ai.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat