Rrjeti i Grave: Jemi të shokuara me lirimin e Naser Pajazitajt, presim llogaridhënie

Aktuale

Rrjeti i Grave: Jemi të shokuara me lirimin e Naser Pajazitajt, presim llogaridhënie

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:55
Adelina Berisha në anën e djathtë

Pas lirimit të Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave thotë se ky vendim ka krijuar një konfuzitet të tërë për mënyrën se si është trajtuar ky rast në tërësi.

Berisha theksoi se janë të shokuara dhe presin një llogaridhënie nga Prokuroria në Pejë, si dhe prej Gjykatave përkatëse në Ferizaj.

“Me të vërtetë jemi totalisht të shokuara me këtë vendim dhe ne jemi t’u prit se çfarë hapa tutje do të ndërmerrë Prokuroria. A do të fillojë edhe njëherë hetimi i këtij rasti, a do të sjellë prova të reja, a ka të dyshuar të tjerë të cilët kanë mund ta kryejnë këtë vepër, në rast se i dyshuari kryesor paska qenë i pafajshëm. Ne po presim ta marrim fillimisht vendimin e Gjykatës Supreme dhe pastaj të shohim edhe çfarë hapa ne duhet të ndërmarrim. Mirëpo presim të jipet një llogaridhënie edhe prej Prokurorisë në Pejë dhe prej Gjykatave edhe asaj Themelore në Pejë, prej Gjykatës në Ferizaj, Gjykatës së Apelit, se pse ndodhi kjo diskrepancë, si mundet një shkallë ta dënojë dhe tjetra ta lirojë. Është totalisht e pakuptimtë për neve”, tha ajo.

Ajo potencoi se familja e Donjeta Pajazitajt janë tejet të shqetësuar, dhe të njëjtit janë njoftuar për këtë vendim përmes mediave.

Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Ai sot është liruar me vendim të Gjykatës Supreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat