Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Është e pamundur që Gjykata të anulojë të gjitha provat ndaj Naser Pajazitajt

Aktuale

Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Është e pamundur që Gjykata të anulojë të gjitha provat ndaj Naser Pajazitajt

Më: 6 prill 2023 Në ora: 21:05
Shkëlqim Pajazitaj

Vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi, për vendimin e Gjykatës Supreme që vendosi të lirojë nga akuzat Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjetës në vitin 2015, ka thënë se kishte pritshmëri që të zbardhen detaje të tjera rreth rastit dhe duke mos e menduar asnjëherë për lirimin e tij.

Ai në linjë të drejtpërdrejtë telefonike në emisionin Debat Plus, ka thënë se tani pas vendimit e kanë humbur besimin në organet e drejtësisë dhe se sipas tij, është e pamundur që Gjykata t’i anulojë të gjitha provat ndaj Naser Pajazitajt.

“Sa i përket mendimit që Gjykatat janë të fëlliqura, deri në ditën e djeshme kemi pasur shpresë në zbardhjen totale të rastit por tani që u lirua është humbur besimi në organet e drejtësisë, është dënuar dy herë dhe në fund me u liru, kjo është e papranueshme dhe pakuptueshme. Nuk e di Gjykata se qysh ka mundur të i anulojë të gjitha provat, dy provat që mundem ti cek janë provat e kamerave dhe që vajza e personit të të akuzuarit është dalë kundër tij”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se nuk kanë pasur asnjë komunikim as me Gjykatën dhe as me Prokurorinë lidhur me vendimin për lirimin e Naser Pajazitajt dhe se lajmin për lirimin e tij familja e tij e ka kuptuar këtë përmes mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat