Kryeziu: UÇK-ja s’ka pasur zinxhir të atillë komandues siç pretendon ZPS-ja

Aktuale

Kryeziu: UÇK-ja s’ka pasur zinxhir të atillë komandues siç pretendon ZPS-ja

Më: 6 prill 2023 Në ora: 21:46
Analistja politike, Laura Kryeziu

Analistja politike, Laura Kryeziu, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka pasur të pamundur ta ushtrojë zinxhirin komandues siç pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo e ka treguar një rast sa ka punuar në terren, ku disa herë është ndaluar nga ushtarët e UÇK-së për shkak se të njëjtit nuk kanë pasur zinxhir të mirë komandues.

“UÇK-ja ka qenë një ushtri vullnetare dhe guerile e cila e ka pasur të pamundur të ushtrojë zinxhir komanduar siç pretendohet”.

“Edhe nga tereni, shumë shpesh kur kemi takuar ushtarët, çdo 400-500 metra na kanë ndaluar sepse nuk ka pasur zinxhir përmes së cilit janë koordinuar”.

“Shumë shpesh kur kam biseduar edhe me ushtarë, ka qenë një ushtar që kishte ardhur nga ShBA me flok të gjata, as ushtarët mes vete nuk kanë pasur shumë njohuri për njëri-tjetrin”.

Tutje, ajo ka shtuar se UÇK-ja është krijuar nga rastet kur fshatarët janë sulmuar dhe më pas kanë vendosur t’i bashkohen organizatës.

“Nëse ka pasur mundësi që të marrin ndonjë armë diku, fshatarët iu kanë bashkuar UÇK-së. Megjithatë, nuk mund ta anashkalojmë në qoftë se ka pasur ndonjë krim individual apo ndonjë revansh në atë kohë”.

“Besoj që mbrojtja padyshim ishte shumë e qartë dhe argumenti kryesor është se prej të gjithë kësaj që na ka ndodhur, natyrisht se ka mundur të ketë edhe hakmarrje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat