Abazi: Mehaj ka bërë punë e angazhim, kemi sinjale pozitive te FSK-ja

Aktuale

Abazi: Mehaj ka bërë punë e angazhim, kemi sinjale pozitive te FSK-ja

Më: 6 prill 2023 Në ora: 23:05
Haki Abazi

Përveç kritikave, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi dha edhe disa komente pozitive për Qeverinë Kurti.

Ndër të tjerash, Abazi theksoi se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë punë dhe është angazhuar, e në këtë drejtim ka sinjale pozitive tek Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai po ashtu potencoi se Mehaj dhe zëvendësministri, Shemsi Syla, janë një kombinim interesant që kanë shërbyer drejt një reformimi të FSK-së.

“Mendoj që Mehaj ka bërë punë e angazhim e impenjim bashkë me zv.ministrin Shemsi Syla. Mendoj që aty ka një kombinim interesant i cili ka mundësuar që FSK-ja të shkojë drejt një reformimi potencial…mendoj që kemi sinjale e indikacione pozitive te FSK-ja”, u shpreh Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat