Bajrami: Deri në vitin 2015 në Kosovë kanë operuar shërbimet sekrete të 49 shteteve

Aktuale

Bajrami: Deri në vitin 2015 në Kosovë kanë operuar shërbimet sekrete të 49 shteteve

Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:07
Mustafë Bajrami

Kosova bashkë me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi janë konsideruar nga ekspertët e sigurisë si ndër vendet më tërheqëse për funksionimin e shërbimeve sekrete të vendeve të huaja.

Trazirat e marsit të vitit 2004, ku humbën jetën shumë qytetarë të Kosovës konsiderohen të jenë skenarë i shërbimeve të huaja sekrete për të destabilizuar vendeve.

Teologu dhe analisti Mustafë Bajrami tha se shërbimet sekrete janë organizma që veprojnë në mënyrë specifike me metoda specifike dhe ato i mbrojnë interesat e shteteve që u takojnë.

“Kosova është një zonë ku ndërlidhen interesat e superfuqive, shteteve me influencë në politikat ndërkombëtare dhe si e tillë është tërheqëse për vendet e ndryshme”, tha ai.

Ai thotë se megjithatë jo gjithmonë duhet parë këto shërbime vetëm në konotacionin negativ, pasi që në shumë raste edhe i mbrojnë interesat e vendeve ku ato veprojnë.

“Në Kosovën e pasluftës, nga viti 1999 deri në 2015, në Kosovë kanë operuar 49 shërbime sekrete të 49 shteteve të ndryshme. Të gjitha këto shtete fillimisht kanë shikuar në interesat e tyre, e më pas edhe në mbrojtjen e interesave të Kosovës”.

Kosova në shumë raste është ruajtur nga shërbimet sekrete të vendeve mike nga shërbimet e shteteve armike të shqiptarëve.

Studiuesi i konspiracioneve Arianit Sllamniku thotë se shërbimet sekrete moderne kanë evoluar nga ato klasike që mbështeteshin në njerëz.

“Sot shërbimet sekrete kanë projektuar programe kompjuterike siç janë Facebook, Tëitter apo Tiktok për të thithur informacione për profile të ndryshme shoqërore. Kosova është një terren mishmash. Ne jemi një hotel me dyer e dritare të hapura”, deklaroi Sllamniku.

Sipas tij pavarësisht se AKI është strukturë mjaft e përgatitur, institucionet e tjera të sigurisë kibernetike në Kosovë janë shumë të dobëta edhe për shkak të drejtuesve që emërojnë.

Nga ana tjetër Mustafë Bajrami thotë se përderisa shërbimin sekret të Kosovës e kanë ndërtuar Amerika dhe Turqia qytetarët duhet të jenë të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat