​Krasniqi: Reforma zgjedhore së shpejti do të miratohet në Kuvend

Aktuale

​Krasniqi: Reforma zgjedhore së shpejti do të miratohet në Kuvend

Më: 7 prill 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur përmbylljen me sukses të propozimeve legjislative për realizimin e reformës zgjedhore në Kosovë.

Kjo e fundit tashmë është në procedura parlamentare dhe së shpejti do të miratohet për t’i dhënë vulë përfundimisht vullnetit politik koncensual që është arritur.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se për më shumë se një dekadë, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur dhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor në Kosovë, me qëllim të avancimit strukturor dhe përmbajtjesor të proceseve elektorale, si një parakusht për demokraci të qëndrueshme, pushtete të përgjegjshme dhe institucione të ligjshme.

“Përgëzoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, të kryesuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për punën e madhe, kohezionin politik e përkushtimin përtej partiak për të avancuar këtë segment vital të demokracisë”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat