Zemaj, Aliut: Rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të përgjakshme

Aktuale

Zemaj, Aliut: Rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të përgjakshme

Më: 7 prill 2023 Në ora: 14:05
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, t’ua sqarojë qytetarëve se çka po ndodh me shumë rrugë të Kosovës.

Në seancën ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, Zemaj tutje tha se vdekshmëria në aksidente që ndodhin në vend është më e larta në rajon, dhe shkak i tyre, siç tha Zemaj, janë rrugët.

“Rruga Kiev-Pejë që dy vite asnjë lëvizje, Prishtinë-Mitrovicë që dy vite. Që 30 muaj jeni në pushtet, je duke folur sikur ditën e parë kur edhe e keni shpalosur programin e Qeverisë.

Vdekshmëria është më e larta në rajon, rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të përgjakshme”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat