Rishpallet konkursi për anëtarë të Bordit të Trustit

Aktuale

Rishpallet konkursi për anëtarë të Bordit të Trustit

Më: 7 prill 2023 Në ora: 14:59
Trusti

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovë, ka vendosur për rishpallen e konkursit.

Sipas njoftimit të BQK-së, ky vendim u mor unanimisht nga të gjithë anëtarët e Komisionit, pasi në konkursin e fundit kishte mangësi të informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim objektiv të kandidatëve.

“Duke vlerësuar se në konkursin e fundit të shpallur për këto pozita, kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore, Komisioni unanimisht vendosi që ky konkurs të rishpallet me plotësimet e nevojshme. Konkursi i plotësuar do të shpallet javën e ardhshme dhe procesi i përzgjedhjes do të jetë i asistuar në kuadër të projektit në fjalë të Ambasadës Britanike”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas njoftimit publik, në Komisionin për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së ishin: Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, z. Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, si dhe përfaqësuesi i projektit të asistencës teknike të Ambasadës Britanike për rekrutimet në pozitat e larta publike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat