Bunjaku i thotë qeverisë dhe mazhorancës tru shpërlarë

Aktuale

Bunjaku i thotë qeverisë dhe mazhorancës tru shpërlarë

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:19
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku në seancën e Kuvendit të Kosovës, u ka thënë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës se ata janë “tru shpërlarë”.

Fillimisht deputetja Bunjaku pati një fjalim ku akuzoi Qeverinë për mospunë. Fjalimi i saj duket që zgjati shumë e deputetët reagonin. Ndërkohë, Dimal Basha ia dha edhe dy minuta për të vazhduar fjalimin e saj, por kjo që duket revoltoi deputeten Bunjaku, e cila tha se si të flas me Bashën kur ai familjarisht nuk është në rregull.

Bunjaku: Dilam Basha familjarisht nuk është në rregull

“Qysh mund të flas me një Dilam Basha që familjarisht nuk është në rregull e para. E dyta kur thotë se nënat tona duhet t’i lëshojmë në livadh. Kjo është e turpshme dhe çka ka me komentu me këtë mazhorancë dhe me këtë qeveri kur e keni trurin e shpërlarë, kështu që s’kam koment, vazhdoni”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat