Murati: Në vitin 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune

Aktuale

Murati: Në vitin 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:13
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.

Sipas Muratit, Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ka mbështetur prodhuesit në masa si furnizimi me energji elektrike të subvencionuar, disa herë më lirë se rajoni, shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore e mbulimin e tarifave për garantimin e kredive.

“Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit”, tha Murati.

Tutje, ai tha se po ecin gradualisht por sigurt drejt një ekonomie të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat