Rubin: Kurti dhe Vuçiq duhet të marrin vendime të vështira që të shkojnë drejt normalizimit

Aktuale

Rubin: Kurti dhe Vuçiq duhet të marrin vendime të vështira që të shkojnë drejt normalizimit

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:39
James Rubin

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga java e ardhshme.

Ai para vizitës për N1 ka thënë se SHBA mbështet marrëveshjet e arritura deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA i mirëpret marrëveshjet për të cilat po punon BE-ja dhe ndihmon Kosovën dhe Serbinë që të kenë marrëdhënie normale, t’u mundësojnë popujve të jetojnë pranë njëri-tjetrit, të njohin simbolet, të drejtat e pakicave, liritë për njerëzit dhe të ecim përpara që edhe Kosova edhe Serbia të jenë pjesë e institucioneve evropiane”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se zgjidhja “duhet të jetë e pranueshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë” dhe se “liderët duhet të marrin vendime të vështira dhe të shkojnë drejt normalizimit” dhe shprehu besimin se “sot një gjë e tillë është e mundur”.

James Rubin që në të kaluarën ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit, ka qenë i angazhuar gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Ai ka mbrojtur vendimin për ndërhyrjen ushtrake ndërkombëtare ndaj forcave serbe në Kosovë. Për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, më 2013, Kosova i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat