Osmani uron Pashkët: Fuqia e shpresës, besimit dhe dashurisë triumfon mbi sfidat më të mëdha

Aktuale

Osmani uron Pashkët: Fuqia e shpresës, besimit dhe dashurisë triumfon mbi sfidat më të mëdha

Më: 9 prill 2023 Në ora: 09:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët.

Ajo ka thënë se festat e tilla na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë triumfon mbi sfidat e mëdha.

“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.

Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat