Limaj: Beteja e Koshares, kulmoi me thyerjen e kufirit

Aktuale

Limaj: Beteja e Koshares, kulmoi me thyerjen e kufirit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 19:02
Kryetari i Nismës Socialdemokratie, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokratie, Fatmir Limaj, e ka kujtuar betejën e Koshares në 24 vjetorin e saj.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në Koshare u zhvillua njëra prej betejave më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë”.

“Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë. Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

“Sot, 24 vjet më parë, në Kosharen heroike u zhvillua beteja ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.

Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë.

Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë.

Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat