Ekspertët: Edhe pse Kushtetutë moderne, duhet të pësoj ndryshime

Aktuale

Ekspertët: Edhe pse Kushtetutë moderne, duhet të pësoj ndryshime

Më: 9 prill 2023 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Megjithëse ndër vite kjo Kushtetutë u përcoll edhe me shkelje, njohës të së drejtës kushtetuese konsiderojnë se përtej faktit që është një Kushtetutë moderne, ajo duhet të pësojë ndryshime në disa pika.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës e cila është data më e  rëndësishme në historinë politike të Kosovës u pasua nga një vendim tjetër. Ai i hartimit të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës. 9 prilli i vitit 2008 shënoi edhe ditën e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Gjatë 15 viteve të ekzistencës së saj Kushtetuta e Kosovës ka qenë pikënisja e çdo vendimi institucional. Madje disa prej tyre ndër vite u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese duke bërë kështu që të rrëzohen presidentë e madje edhe kryeministra.

Megjithëse u konsiderua si një ndër dokumentet më modern e cila ndërthur në vete liri dhe të drejta për të gjithë pa dallim, ndër vite pati raste kur kjo kushtetutë pësoi disa lloj të ndryshimeve siç ishte ai për heqjen e pavarësisë së kushtëzuar por edhe themelimin e Gjykatë Speciale në Hagë.

Profesorë të çështjeve juridike e kushtetuese thonë se për 15 vjet Kushtetuta aq sa është respektuar edhe është shkelur. Megjithatë, sipas tyre vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

Mazllum Baraliu,ekspert i së drejtës ndërkombëtare thotë për RTK-në se emërtimi kushtetues i Kosovës nga disa qytetarë tanë nuk quhet i plotë i tillë pastaj shënimi i Kosovës në takime ndërkombëtare nuk shënohet me emrin kushtetues Republika e Kosovës por me një fusnotë ose asetrix.

“Vvendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të shumta që nuk janë pranuar me plotni nga populli por edhe shkeljet edhe nga institucionet kanë qenë të shumta, edhe nga qeveritë e kaluara edhe nga kjo qeveri, si me ligjet e tyre si me veprimet e tjera. Ka edhe respektim edhe shkelje të çdo ditshme, prandaj do të duhej të ishim shumë më të kujdesshëm”, thotë Baraliu. 

" E kisha pa shume të nevojshme që në një të ardhme më të afërte, Kuvendi i Kosovës të bëjë një amendamentim të ndërlidhë më saktë dhe të rishikoj edhe njëherë atë shprehjen te neni 82, ku është shprehja " MUND" që i atribuohet presidentit që është si rezultat pas mocionit të suksesshëm të qeverisë nga ana e  kuvendit dhe tani i takon presidentit të bëjë shpërndarjen e parlamentit. Kjo ka qenë një praktikë 2010 dhe 2017 te parlamenti i Kosovës por që nuk ndodhi në vitin 2020”, tha Flamur Hyseni, profesor i së drejtës ndërkombëtare.

Megjithëse në vazhdimësi është ngritur domosdoshmëria e ndryshimeve kushtetuese, megjithatë Kushtetuta  e Kosovës bënë pjesë në kushtetutat e forta që  për amendamentimin e saj  kërkohet shumicë e dyfishtë e dy të tretave duke përfshirë edhe komunitetet jo shumicë që janë përfaqësuara në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat