Deputetja Balje për Ligjin për Pagën Minimale: Prej se e kemi votuar, më se kemi parë

Aktuale

Deputetja Balje për Ligjin për Pagën Minimale: Prej se e kemi votuar, më se kemi parë

Më: 10 prill 2023 Në ora: 09:04
Duda Balje

Informacione se kur ky Projektligj do të vie në Komision e më pas në Kuvend, nuk ka as deputetja Duda Balje.

Ajo thotë se që nga hera e parë që e kanë votuar, nuk e kanë prek më atë ligj.

“Asnjë informatë për Projektligjin për Pagën Minimale nuk e kam. Kemi votuar herën e parë dhe mandej më nuk kemi parë. Pas leximit të parë në Kuvend, Projektligji duhet me shku në Komision për Buxhet, unë jam anëtare në atë komision, por ne nuk e kemi prekur hiq atë ligj”, tha ajo.

Media ka kërkuar përgjigje edhe nga Kuvendi i Kosovës por deri në momentin e publikimit të shkrimit ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Në interesimin e portalit nuk është përgjigjur as kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, anipse dha fjalë se do të përgjigjet.

Paga minimale në Kosovë aktualisht sillet prej 130 deri në 170 euro.

Projektligji i ri parasheh që ajo të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Projektligji është kundërshtuar nga disa parti opozitare, të cilat kanë kërkuar që paga minimale neto të rritet në 370 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat