Lekaj: Ligji për Pagën Minimale i ka kaluar të gjitha afatet kohore, e paprecedent

Aktuale

Lekaj: Ligji për Pagën Minimale i ka kaluar të gjitha afatet kohore, e paprecedent

Më: 10 prill 2023 Në ora: 09:17
Pal Lekaj

Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, vonesën e Projektligjit për Pagën Minimale e ka quajtur të paprecedent.

Ai tha se kjo tregon për papërgjegjshmërinë e Qeverisë Kurti.

“Fatkeqësisht Projektligji nuk ka ardhur në Komision për shqyrtim të dytë, dhe i ka kaluar të gjitha afatet kohore të mundshme. Është ndër rastet e paprecedent që ka ndodhur kjo. Dhe qytetarët le ta dinë që ende në Kosovë rroga minimale është 170 euro. Kjo tregon pa përgjegjshmërinë e Qeverisë Kurti, që po e bënë ndaj 100 mijë qytetarëve të Kosovës në lidhje me pagën minimale. Këtu më së shumti po e pësojnë qytetarët që punojnë në sektorin privat”, tha ai.

Lekaj thotë se kjo zvarritje po ndikon tek qytetarët, i cili po ashtu kërkoi që paga minimale të jetë 370 euro.

“Qeveria dhe shumica parlamentare po i frikësohen kësaj dhe janë duke kalkuluar politikisht me këtë zvarritje. Qeveria duhet ta dijë që ky mos veprim i tyre për rritjen e pagës minimale po ndikon për keq në mirëqenien e qytetarëve të vendit. Ne e lusim shumicën parlamentare dhe Qeverinë që ti lëvizin gurët lidhur me këtë projektligj, dhe që paga minimale të mos jetë 250euro neto, por 370 euro neto ashtu siç kemi propozuar që nga fillimi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat