Hasaj: Trusti po funksionon pa një mur mbrojtës ndaj goditjeve

Aktuale

Hasaj: Trusti po funksionon pa një mur mbrojtës ndaj goditjeve

Më: 10 prill 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Blendi Hasaj nga instituti GAP ka reaguar në lidhje me konkursin e fundit për anëtarët e bordit të Trustit.

Sipas tij, ky konkurs është shpallur vetëm në uebfaqen e Trustit dhe në një portal anonim.

Tutje, ai ka thënë se për gjashtë pozita në të cilat zakonisht emërohen shtetas të Kosovës, janë pranuar vetëm 21 aplikime; nga të cilat 5 ose 6 kanë qenë të vetë anëtarëve të bordit të fundit.

Në anën tjetër, shkruan Hasaj në Facebook, anëtarët e komisionit që e përzgjedhin bordin e Trustit pensional, ndonëse i mbanin tri pozita kyçe në vend, e kanë shpërfillur për mbi një vit plotësimin e bordit të Trustit. 

Sipas tij, ata nuk e kanë marrë mundin as të komunikojnë rregullisht mes vete dhe të sigurohen që konkursi i fundit (që përfshinte të gjithë bordin vendimmarrës, 7 pozita) të shpallet në dakordim me britanikët, të plasohet siç duhet, të hapen aplikimet e pranuara pa humbur kohë, të njoftohet Kuvendi për zhvillimet rreth këtij procesi, etj. 

Aktualisht, Trusti po funksionon pa një mur mbrojtës ndaj goditjeve (në investime)”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat