Lirohet zyrtari doganor, i arrestuar për dëmtim të buxhetit deri në gjysmë milioni euro

Aktuale

Lirohet zyrtari doganor, i arrestuar për dëmtim të buxhetit deri në gjysmë milioni euro

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:52
Besmir Ramuka

Ish-agjenti Doganor Besmir Ramuka, i cili u arrestua në tetor të vitit 2022, i është ndryshuar masa e sigurisë.

Me kërkesë të Prokurorisë në Ferizaj, Gjykata të njëjtin e ka liruar nga paraburgimi dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ramuka, në mënyrë të përsëritur kishte falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore, dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500 mijë euro.

E si pasojë të mashtrimeve nga Ramuka, kanë mbetur të dëmtuar rreth 250 persona.

Madje, asnjë prej të dëmtuarve nuk ka qenë i pranishëm në Gjykatë, e siç mëson media kjo ka ndodhur për shkak të frikës.

Besmir Ramuka kishte mbetur i arrestuar në tetor të vitit 2022. ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore, si: “Falsifikim i Dokumenteve, mashtrim dhe shmangie nga Taksat e Detyrueshme Doganore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat